Ndërtimi i shtëpive në Krujë/ Rama: Nuk duhet të vonohemi, ndërtesat e reja do jenë më të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e banesave për familjet që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ndërtimet duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se ndërtesat e reja do të jenë më të mira.

“E dimë se puna vështirëson punën, por do ta bëjmë këtë sakrificë, sepse nuk duhet të vonohemi më tutje për asnjë shkak, sa të kemi mundësinë. Ndërtesat e reja do jenë shumë më mirë nga se ishin. Po ecim mirë edhe në Thumanë e Bubq”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij Artur Bushi tha se: “Po ndërtojmë 128 shtëpi individuale. Po bëhet bazamenti i banesave dhe ka nisur ndërtimi. Jemi në fazën e fillimit të procedurave për apartamentet në pallate”.

Ajo që u vu re gjatë inspektimit ishte fakti se kryeministri nuk ka preferuar të mbajë çadër, por vetëm një mushama me kapuç, ndërsa mbante në fytyrë një maskë të zezë më lule të kuqe./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

Nga Leonard Veizi Ata janë popull revoltash dhe epërsia e tyre për ndryshim në terren ka sjellë reagime të forta...

Spahiu: Humbja e thellë e PD në diasporë, rrëzon çdo akuzë për manipulime në Shqipëri!

Juristi Kreshnik Spahiu rrëzoi pretendimet e PD-së për manipulim apo vjedhje votash, duke u shprehur se është e vetmja parti që konteston. Ai argumentoi se...

Sot Samiti europian në Tiranë, 1500 policë në terren! Ja akset rrugore që do të bllokohen

Njoftimi i policisë: 1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të...

Nga Erasmus+ tek tregu i përbashkët, përfitimet reale që Shqipëria pret nga Samiti i BE

Samiti i nivelit të lartë i Bashkimit Europian që po mbahet të premten në Tiranë pritet të sjellë disa zhvillime konkrete. Ndryshe nga samitet simbolike...

Papa Leo XIV thyen rekord ndjekësish në Instagram, ja nga sa persona ndiqet

Papa Leo XIV bëri debutimin e tij zyrtar në Instagram të mërkurën dhe brenda vetëm 24 orësh, llogaria e tij arriti të tejkalojë 12...

Lajme të tjera

Web TV