Paris/ Sulm në stacionin e policisë me shufra metalike dhe fishekzjarre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një stacion policie në Champingy-sur-Marne është sulmuar të dielën me mjete të forta dhe fishekzjarre.

Burime nga policia thanë se autorët ishin një grup i paidentifikuar, rreth 40 persona, të cilët u përpoqën të mësynin brenda komisariatit, deri sa ata arritën të futeshin tek dera e institucionit.

Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku Champingy Laurent, i cili deklaroi për BFM se ishte një sulm i organizuar, ku 40 persona ende të paidentifikuar, kërkonin të zhvillonin një luftë me forcat policore.

“Kjo është një nga ngjarjet e fundit që ka ndodhur, pasi disa incidente te tjera janë shkaktuar më parë dhe që synonin thyerjen e ligjit në zonë”, tha Laurent.

Kurse, Frederic Lagache, anëtar i sindikatës së policëve tha se nuk ka më asnjë respekt për zbatimin e ligjit dhe për fat të keq qeveria nuk ka arritur ta ndryshojë këtë trend.

Zyrtarë të tjerë të sindikatës së policisë u shprehen se këto incidente tregojnë rrezikshmërinë gjithmonë në rritje, me të cilën përballen zyrtarë të zbatimit të ligjit në Paris dhe qytete të tjera të mëdha të vendit.

Policia e cilësoi rastin si “sulm i dhunshëm me mjete piroteknike”, por ka njoftuar se askush nuk është lënduar me këtë rast. Kryetarja rajonale e Parisit e dënoi ashpër sulmin, duke e përshkruar si akt me “skena lufte”, ndërsa shtoi se veprimet e tilla janë të patolerueshme.

Lexo edhe :  “Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Duke folur për mediat franceze, Valleri Pecres bëri të ditur se motivi i sulmit është i panjohur dhe se sulmuesit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Stacioni i sulmuar policor ndodhet në një zonë të njohur për trafikimin e narkotikëve dhe cilësohet nga autoritetet si një lagje prioritare për rikthimin e rendit dhe ligjit./Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Lajme të tjera

Web TV