Kombëtarja, Trashi i sinqertë: Pjesa e parë, më e mirë, e dyta… Po fitojmë lojtarë të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga lojtarët që doli të hënën në konferencën për shtyp nga Kazakistani, ku Shqipëria po qëndron e akomoduar, në prag të sfidës me Lituaninë që do të zhvillohet ditën e mërkurë, ka qenë Lorenc Trashi. Në fjalën e tij, futbollisti gramshiot, analizoi fillimisht përballjen e së dielës ndaj kazakëve, që u mbyll me rrjeta të paprekura. “Në përgjithësi në aspektin individual, një pjesë e parë e mirë, – ka pohuar ai. – Mendoj që kam bërë mirë në pjesën e parë.”

“Në pjesën e dytë, që të tregohem i sinqertë, nuk u luajt shumë nga krahu i majtë, u përqendrua më shumë loja nga Veseli, – ka vijuar ish-futbollisti i Partizanit. – Nuk është se pata shumë aksione individuale që t’i përfundoja me sukses. Në aspektin e grupit, mendoj që djemtë kanë bërë një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit. Duhet të shfrytëzonim rastet më të pastra dhe të kishim finalizuar mirë. Edhe i kënaqur jam me një pikë, por në fakt doja dhe u futëm në fushë për 3 pikë.”

“I patëm të gjitha mundësitë për 3 pikët, – ka theksuar lojtari i krahut. – Luajtëm më mirë se kundërshtarët, patëm më shumë raste. Duhet ta kishim fituar këtë takim, por duke parë që do të zhvillohen dhe 3 ndeshje të tjera, besoj që edhe 1 pikë është mirë. Shpresojmë për një fitore me Lituaninë. Debutuesit kanë bërë një ndeshje të mirë, si Broja dhe Kallaku. Me ato që kemi dëgjuar pas ndeshjes, kanë qenë komente pozitive. Kombëtarja besoj se ka fituar 2 lojtarë shumë të mirë.”

“Situata e përgjithshme është e mirë. Gjithçka ka qenë “ok” pas ndeshjes. Kemi përgëzuar çunat për lojën. Kemi thënë që duhet të jemi me kokën lart dhe duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin e pikëve”, – ka përfunduar futbollisti i Kombëtares kuqezi, Trashi. Kombëtarja shqiptare është rikthyer në stërvitje të hënën paradite në ish-kryeqytetin e Kazakistanit, Almati, teksa kanë nisur edhe përgatitjet për udhëtimin drejt Lituanisë.

Lexo edhe :  Napoli “vishet” me blu, 200 mijë tifozë festojnë titullin, vëmendjen e merr Conte (VIDEO)

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Lajme të tjera

Web TV