Maskat në ambiente të hapura/Reagon mjeku: Ndikojnë negativisht, arsyet pse nuk duhen mbajtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Renato Osmënaj, imazheristi i spitalit Infektiv ka reaguar lidhur me mbajtjen e maskave edhe në ambiente të hapura.

Osmënaj shprehet se ky vendim nuk ka asnjë vlerë mbrojtëse për qytetarët pasi mund të ndikojë negativisht tek personat e prekur nga Covid, por që mund të jenë asiptomatikë dhe në fazë inkubazioni.

Sipas tij janë disa arsye se përse maska nuk duhet mbajtur në ambiente të hapura:

1- rrisin dozën e kontaminimit në mënyrë autologe në pamundësi të ekspiracioni 100% duke u bërë shkak për agravim të sëmundjes dhe shtim fatalitetesh.

2- nëse këta persona mbas mbajtjes në rrugë të maskës hyjnë në ambjente të mbyllura ( bare, restorante etj) hedhin në ambjent doza më të larta sesa do të hidhnin nëse nuk do akumulonin ngarkesa false nga mbajtja e maskave në rrugë.

Mbajtja e maskave në ambjente të hapura është totalisht e dëmshme”, shkruan Osmënaj.

Sipas një vendimi të ri të Këshillit të Ministrave, duke filluar nga data 15 tetor, theksohet se maska do të jetë e detyrueshme të mbahet në çdo ambjent.

Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama, gjatë një dalje për mediat së bashku me ministren e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se kjo masë duhet respektuar me rigorizitet në mënyrë që të mos kemi një karantinë të dytë.

Rama tha se në rast se nuk zbatohet nga qytetarët kjo masë, ata do të gjobiten, dhe kjo e fundit do të paguhet tek faturat e dritave./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

U bllokua nga serbët, rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë

Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë. Qendra e Menaxhimit Kufitar...

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Lajme të tjera

Web TV