Ambasadorja Kim takohet me kryetaren e KPA/ Shtylla: SHBA mbështetje e vazhdueshme për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla.

Shtylla e falenderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme në institucionet e rivlerësimit, për kryerjen me përgjegjësi dhe profesionalizëm të funksionit të tyre kushtetues. Gjithashtu, Shtylla e njohu ambasadoren me sfidat e procesit të rivlerësimit, nevojën dhe mundësitë për përshpejtimin e tij.

Ndër të tjera, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit informoi znj. Yuri Kim edhe në lidhje me përgatitjet e Kolegjit për shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit disiplinor për sistemin e drejtësisë, që kjo gjykatë pritet të ketë me fillimin e funksionimit të plotë të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe mbi vendimmarrjet përkatëse të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Fokus i veçantë gjatë takimit, iu dha edhe kërkesave dhe shqetësimeve të gjyqtarëve, sa i përket funksionalitetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe vijueshmërisë normale të procesit të rivlerësimit, duke garantuar pavarësinë në vendimmarrjen e Kolegjit.

Znj. Shtylla konsideroi të domosdoshme për ecurinë e procesit të vetting-ut, vazhdimin e mbështetjes të partnerëve ndërkombëtarë, si dhe vëmendjen e posaçme të tyre për suksesin e procesit të rivlerësimit.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

 

 

Të fundit

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

Lajme të tjera

Web TV