Emiliano Shullazi dhe Gilmando Dani kallëzojnë penalisht Donika Prelën dhe Arta Markun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emiliano Shullazi dhe Gilmando Dani kanë kallëzuar penalisht ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën dhe ish-kryeprokuroren Arta Markun për vepren penale te “Shperdorimit te detyres”.

Kallëzimi është bërë për shpërdorim detyre, për shkak të vendimeve të dhëna ndaj tyre për t’u futur ne regjimin 41 bis.

Arta Marku është momentalisht me detyrë si prokurore në Gjykatën e Apelit të Tiranës,  ndërsa Donika Prela u shkarkua pasi nuk kaloi shkallën e dytë të vetting-ut, për shkak të problemeve të vërejtura në pasuritë e saj.

Rreth dy vite më parë, më konkretisht në nëntor të vitit 2018, Emiljano Shullazi dhe 4 anëtarët e tjerë të grupit të tij u shpallën fajtorë nga ish Gjykata për Krime të Rënda për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqjas.

Kjo vepër penale, sipas gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se ishte fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera. Beqja ka kontaktuar me Shullazin, me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel “Vollgës”. Prokuroria i akuzon të pandehurit se, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij u dënuan në nëntor të 2018 me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Pas 50 seancash gjykata dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin, i konsideruar si kreu i këtij grupi kriminal.

Lexo edhe :  Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP ndëshkon policin në Tiranë

Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV