Juventus-Napoli/ Gjykatësi Sportiv merr vendimin final për sfidën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykatësi Sportiv i ndeshjes Juventus-Napoli ka marrë vendimin përfundimtar për t’i dhënë fitoren në tavolinë bardhezinjve 3-0. E sikur të mos mjaftonte kjo, napoletanët janë dënuar edhe me heqjen e 1 pike nga renditja.

Vendimi për këtë sfidë, ishte një nga temat më të nxehta sportive në Itali javën e fundit. Fillimisht gjyqtari i kësaj sfide, kërkoi më shumë kohë për të marrë një vendim përfundimtar, pasi sipas tij kjo ishte një çështje shumë delikate.

Napoli nuk u paraqit në “Allianz Stadium”, ditën kur duhej të përballej me Juventusin, pasi ishte ndaluar nga autoritetet shëndetësore si pasojë e dy rasteve pozitive në skuadër të Zielinski dhe Elmas. Por nga ana tjetër, Federata e Serie A njoftoi se në protokollin e tyre, ndeshja mund të shtyhet vetëm në rast se në skuadër janë mbi 10 lojtarë pozitivë. Me siguri kjo do të jetë një çështje që nuk do të lihet me kaq nga Presidenti i Napolit, De Laurentis, por tashmë duket e vështirë që Federata të bëjë hapa pas.

Sfida mes “Zonjës së Vjetër” dhe Napolit ishte e vlefshme për javën e tretë në Serie A.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV