“Shengeni rajonal, një domosdoshmëri historike për Ballkanin”/ Balla takohet me presidentin maqedonas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla zhvilloi një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme, ku u prit në një takim të veçantë nga Presidenti Stevo Pendarovski.

Balla ka zbuluar se gjatë këtij takimi, ndau me Presidentin vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që synon zgjerimin hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet.

“Gjatë vizitës në Shkup u prita në një takim nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut SHTZ Stevo Pendarovski. Ndamë me Presidentin vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në zgjerimin hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet etj.” shkruan Balla.

Nisma për mini-Schengenin u hartua nga Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës:Të përshëndes nga Uashingtoni Doktor Pazari

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj sulmeve të Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit...

Biden lë përfundimisht Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur bashkë me presidentin e zgjedhur, Donald Trump,...

Uashingtoni gati për inaugurimin e presidentit Trump, merren masa të forta sigurie

Gardhe metalike, pengesa prej betoni dhe pika kontrolli sigurie vazhdojnë të gjenden përgjatë trotuareve dhe rrugëve të kryeqytetit amerikan – që nga Kapitoli dhe...

Votimi elektronik jashtë Shqipërisë/ KQZ shton alarmin për dokumentet biometrike

Komisioni Qendror i Zgjedhje u është drejtuar me një letër Këshillit të Ministrave dhe partive politike, ku u kërkon shtyrje të afatit të vlefshmërisë...

Rikthehet i ftohti dhe reshjet e dëborës, çfarë ndodh me temperaturat ditën e martë

Për ditën e martë parashikohen kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet  me vranësira e kthjellime nga orët e mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Vranësirat...

Lajme të tjera

Web TV