Kosovë/ Lajçak: Themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, obligim që Kosova e morri me marrëveshjen e 2013-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajçak tha se institucionet e Kosovës duhet që të fillojnë diskutimin për statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe të përfundojnë të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme për këtë proces.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është obligim që ka marrë Kosova me marrëveshjen e vitit 2013.

Lajçak, tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe nga ana e Kosovës duhet të ndodh, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë.

“Gjëja tjetër është të diskutojmë mbi statutin dhe kjo është ajo që ne presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Marrëveshja do të fillojë të zbatohet pas nënshkrimit.

Pra, kjo do të thotë që zbatimi i marrëveshjes së asociacionit do të pasojë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Por, detajet e asociacionit duhet të dakordohen si pjesë e negociatave sepse nuk duhet të mungojë qartësia e ndonjë çështjeje në momentin e nënshkrimit ”, deklaroi Lajçak.

Lajçak tha se përfaqësuesve politikë të Kosovës u ka bërë thirrje për kompromis.

“Dialogu është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. Dialogu i ofron Kosovës një mundësi për të diskutuar të gjitha çështjet e pazgjidhura me Beogradin.

Dialogu duhet të mbyllë të gjitha çështjet e hapura por në të njëjtën kohë duhet të jetë e qartë se çdo marrëveshje mund të jetë vetëm rezultat i një kompromisi. Unë u bëra thirrje bashkëbiseduesve që të jenë të gatshëm për kompromis”, deklaroi Lajçak.

Lajçak gjithashtu tha se Lista Serbe nuk ka asnjë arsye që të largohet nga institucionet sepse “të gjithë partnerët e saj konfirmuan qartë se kjo është çështje e dakorduar dhe që do të diskutohet”.

Lexo edhe :  Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Lista Serbe ka thënë se mund të largohet nga institucionet e Kosovës nëse nuk ndodh formimi i shpejt i Asosacionit të Komunave Serbe.

Lajçak e theksoi se rezultati më i rëndësishëm i vizitës së tij në Kosovë është se gjatë takimeve, u konfirmua se Kosova do të respektojë të gjitha angazhimet e saj, përfshirë atë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV