100 vite parlamentarizëm, çelet ekspozita e fotove

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozita me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, është përuruar sot në prezencë dhe të nënkryetes së Kuvendit, Vasilika Hysi,

Në fjalën e saj, Hysi falënderoi në mënyrë të veçantë ata që kontribuan në organizimin e kësaj ekspozite të përgatitur me rastin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar: Drejtorinë e përgjithshme të arkivave, Muzeun historik kombëtar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare, të cilat bashkë me shërbimet e Kuvendit të Shqipërisë sjellin në kujtesë episode të rëndësishme të historisë 100 vjeçare të parlamentarizmit shqiptar.

Parlamentarizmi shqiptar filloi me Kongresin e Lushnjës, i cili përmbylli periudhën e shtetformimit dhe vendosi përfundimisht arkitekturën institucionale të shtetit të pavarur shqiptar. Kongresi shprehu në mënyrë të qartë vullnetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mos lejuar një copëtim tjetër të trojeve të tyre nga Konferenca e Paqes në Paris”, u shpreh Hysi.

Po ashtu Hysi vlerëson rolin e presidentit të SHBA Uillson për mosndarjen e territorit të Shqipërisë.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV