Frutat e vjeshtës që duhet të konsumoni, efektet pozitive të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjeshta është një nga stinët me më shumë bollëk, pasi në këtë kohë vilen pjesa më e madhe e frutave. Konsumi i frutave është mirë të bëhet në çastin e duhur, brenda një kohe të shkurtër që nga çasti i vjeljes që të mos ju pakësohen vitaminat dhe përbërjet që ju sjellin oreks.

Hurma- Një nga frutat më të mira të vjeshtës është hurma me prejardhje nga Kina dhe Japonia. Hurmat janë fruta që përmbajnë energji, janë të përshtatshme për fëmijët, të moshuarit dhe personat që ushtrojnë sport. Konsumi i hurmës nuk është i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo obeziteti, por rekomandohet në rast të humbjes së oreksit, stresit fizik, lodhjes.

Molla- Disa studime kanë treguar se molla ka aftësi të pakësojë rrezikun ndaj disa kancereve, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe astmës. Mollët përmbajnë rreth 85% ujë, 10% sheqer (më shumë se gjysma fruktoze) dhe fibra (si pektina, e cila ndihmon në pakësimin e kolesterolit), si dhe shumë vitamina. Është mirë që molla të zgjidhet e pjekur mirë.

Rrushi- Rrushi konsiderohet si mbreti i frutave për shkak të vetive kuruese që ka. Rrushi( i kuq, i bardhë, i zi) të mbron nga sëmundjet e zemrës. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, kanceri si dhe sëmundje të tjera, kështu do të shprehej mjeku nga New Yorku, dr.A Liebstein. Rrushi përmban 80% ujë dhe është shumë i pasur në sheqerna. Duhet të ruhet në frigorifer dhe të lahet me kujdes para ngrënies.

Dardha– Ka kalori të larta për çdo 100 gramë që konsumoni, por gjithashtu ndihmon për të rënë nga pesha. Sipas studiuesve lëkura e dardhës ndihmon procesin e tretjes së dhjamit. Në këtë mënyrë mund të hani dardhë sa herë që mendoni se duhet të mbani dietë.

Lexo edhe :  Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Shega– Ka përmbajtje të lartë të kripërave minerale, magnezit dhe antioksidantëve. Të gjitha këto ndihmojnë për të rënë nga pesha. Gjithashtu, shega përmban edhe vitaminën C, një vitaminë e domosdoshme për trupin tonë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Lajme të tjera

Web TV