Mbyllet kopshti në Maliq, edukatorja pozitive me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kopshti i fshatit Rrëmbec të Maliqit është mbyllur pasi një nga edukatoret ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas informacioneve, deri më tani dyshohet edhe për edukatoren tjetër, e cila i është nënshtruar tamponit dhe po pret përgjigje.

Burime bëjnë të ditur se të gjithë stafit u janë bërë testet për të parë nëse ka të tjerë prej tyre pozitiv me Covid-19, ndërsa ambientet e kopshtit janë dezinfektuar.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm ku edukatoret rezultojnë të infektuara, pasi vetëm pak ditë më parë edhe në Tiranë u mbyll kopshti nr.41 pasi drejtoresha, edukatorja dhe një sanitare rezultuan me koronavirus.

Fatmirësisht nuk rezulton i infektuar asnjë prej fëmijëve ndërkohë që institucionet shëndetësore po kryejnë hetimin epidemiologjik, ndërsa kopshti do të qëndrojë i mbyllur për 14 ditë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i...

11 maji, rinumërimi i votave do të zgjasë shumë më shumë nga sa mendonit

Ilirjan Celibashi zbuloi se si do të vijojë saga e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Procesi i ankimimeve me vendimet për rinumërime kishte krijuar...

Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Ja përgjigjja e Ilir Alimehmetit

Ilir Alimehmeti foli sot në lidhje me zgjedhjet, por dhe të ardhmen e tij në politikë, duke qenë se nuk fitoi mandatin për të...

Zgjedhjet e 11 majit, hapen disa kuti edhe në Durrës

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po...

Zjarr në Shkodër, shkrumbohet nga flakët kati i dytë i banesës

Është përfshirë nga flakët mesditën e sotme një banesë ne fshatin Golem të Shkodrës. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shkak për ndezjen e...

Lajme të tjera

Web TV