Basha: Thesari zbrazet nga pagesat korruptive, mbushet me gjobat e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë edhe sot në një dalje për mediat. Ai i ka kthyer në të përditshme konferencat për shtyp, ku hedh akuza për qeverinë. Fokusi i tij janë inceneratorët, situata e COVID.

Sipas tij, Rama po vendos gjoba për të mbushur thesarin që ka zbrazur për inceneratorët dhe kontratat e tjera abuzive. Ai thotë se thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë dhe mbushet me gjobat mbi qytetarët.

“E vetmja veprimtari e qeverisë në kohën kur çdo shtet tjetër merr masa kundër pandemisë është të gjobisë qytetarët, gjoba për bizneset, për këdo, gjoba dhe vetëm gjoba.

Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me Covid. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë, mbushet me gjobat mbi qytetarët”, u shpreh Basha.

Më tej ai ka komentuar edhe për paketën e 3-të e cila sipas tij nuk u bë kurrë realitet. “Vendet e tjera kanë filluar paketën e katërt. Gjobë për qytetarin, për shoferin, për biznesin, kjo është përgjigja e vetme e Ramës ndaj pandemisë, njëherë nxjerr blindat për të luftuar Covid tani fshihet pas maskave”, tha ai.

Basha hodhi akuza edhe lidhur me numrin e testeve që bëhen për Covid duke theksuar se ISHP dhe sektori privat nuk e tregojnë më këtë shifër.

“Përgjigja është e qartë se Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me numrin më të ulët. Prej marsit kam  kërkuar rritjen  e testimeve si mënyrën  e vetme. Sot do ta nis edhe njëherë duke i kërkuar pa humbur kohë të zbatojë planin me 5 pika”, tha Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ishin të dehur”/ Detaje nga vrasja në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku...

Pse-të e betejës elektorale me SPAK dhe SHBA

Ylli Pata Nëse në panelet e televizioneve kryesore ka deklarata delirante të tipit që “non grata është hequr” apo “SPAK i janë ndalur fondet” në portalet...

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin e tij (EMRAT)

Krim brenda familjes në Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Mësohet se 74-vjeçari Hekuran...

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve...

U largua nga muzika për një kohë të gjatë/ Big Basta: Më kanë dëmtuar

Episodi i radhës i “Aje bre normal” vjen me një artist të madh dhe nga më të talentuarit të tregut tonë prej shumë vitesh,...

Lajme të tjera

Web TV