Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Faslli Haliti.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se Haliti ishte “shembull i qytetarisë e luftëtar i palodhur dhe i pakompromis i fjalës e mendimit të lirë, duke provuar deri dënime për mbrojtjen e saj”.
“Kam patur fatin ta njoh nga afër edhe si ish-deputet i PS, dhe i ruaj me nostalgji kujtimet për periudhën kur bashkëpunuam në politikë si pjesë e ish-grupit parlamentar socialist, ku padyshim Faslliu spikaste me individualitetin e tij mes deputetëve të PS që vinin vetëm nga radhët e intelektualëve e profesorëve”, shkruan Meta ndër të tjera.
Shkrimtari i njohur Faslli Haliti ndërroi jetë sot në moshën 85 vjeçare.