Aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërron jetë këmbësorja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua 64-vjeçe ka humbur jetën pasditen e kësaj të premteje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.

Mësohet se këmbësorja me inicialet Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd është aksidentuar nga shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës.

Mjeti tip “BMV” i drejtuar nga durrsaku ka përplasur këmbësoren në fshatin Përparim afër Peqinit.

Policia njofton se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Në vendin tonë janë të shpeshta aksidentet rrugore me pasojë vdekjen. Veç problemeve që vijnë nga institucionet, duhet që edhe shoferët të jenë të përgjegjshëm.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV