Atentati ndaj biznesmenit në Himarë/ Policia jep detaje: Autori zbriti nga një furgon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot në mëngjes Himarën, ku u ekzekutua biznesmeni Niko Goro.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rreth-rrotullimi që të çon në lagjen Spille.

Burime policore bëjnë me dije se e plagosur ka mbetur dhe një femër, 57-vjeç, me inicialet E.Q., e cila ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, është djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro dhe është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit.

Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij. Dyshohet se autorë të kenë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me breshëri kallashnikovi.

Nisur nga skema se si është ekzekutuar 51-vjeçari mendohet të kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar ku shënjestra ka qenë pikërisht ai.

Zona është e pajisur me kamera sigurie, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, si edhe identifikimin e autorëve.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit.

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë –  Borsh e Himarë – Vlorë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social...

I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Ja cfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Shumë interpretime të ecjes me duart pas shpine lidhen me vetëbesimin dhe autoritetin . Ky qëndrim është i zakonshëm në mesin e figurave udhëheqëse , siç janë mësuesit,...

Lajme të tjera

Web TV