Një person është kapur nga Policia për atentatin e ndodhur sot në Himarë, ku u vra biznesmeni dhe ndërtuesi Niko Goro.
Paraprakisht bëhet me dije se autori i dyshuar i vrasjes është kapur në fshatin Livadh, pak kilometra larg Himarës dhe vendit ku u vra Niko Goro.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapej dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që është gjetur arma e krimit dhe furgoni ” Volkswagen”, 7 vendesh.
Biznesmeni Goro, kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, u qëllua ndërsa po dilte nga marketi i së motrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille.
I njohur në Himarë si ndërtues, Goro ka qenë edhe ish-futbollist i Flamurtarit dhe kohët e fundit pronar i kafe “Himara”.
Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori./Bl.Ba/Fjala.al
Atentati ndaj biznesmenit në Himarë/ Policia jep detaje: Autori zbriti nga një furgon
Ngjarje e rëndë në Himarë/ Vritet ndërtuesi, plagoset një grua