Dhunoi bashkëshorten dhe efektivin e policisë, arrestohet 37-vjeçari nga Vlora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka arrestuar një 37-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka dhunuar efektivët e policisë duke kundërshtuar arrestimin.

37-vjeçari me iniciale Xh.Xh.,banues në Vlorë është arrestuar nga polica për “Dhunë në familje” si dhe për “Dhunë ndaj efektivit të policisë për shkak të detyrës”.

Në kuadër të goditjes së paligjshmërisë, Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për vepra penale të ndryshme, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

E.Dh., 39 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në fshatin Roms, Selenicë, në automjetin në pronësin e tij, shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis dhe një fenelinë si ajo që përdoret nga Policia e Shtetit.

Specialistet e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin N.E., 19 vjeç,  banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi në dt.16.10.2020, në aksin rrugor në fshatin Plasë, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin e markës “Volksëagen”,  pa leje drejtimi.

U proçedua në gjëndje te lirë shtetasi A.Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit Canabis Sattiva.

U proçeduan në gjëndje të lirë shtetasit N. M., 17 vjeç dhe M.P., 15 vjeç, banues në Ksamil, sepse në datë 14.10.2020, në lagjen nr.1 Ksamil , për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin O.K., 16 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës. Sipas shkencëtarëve, ndonëse...

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë që disa e quajnë problem...

Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja në 3 ditët e fundit

Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gaza, Dr. Mohammed Abu Salmiya, ka deklaruar për BBC se 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja...

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte,...

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut...

Lajme të tjera

Web TV