Merkel thirrje gjermanëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, qëndroni në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja Gjermane Angela Merkel i ka kërkuar bashkëqytetarëve të saj të reduktojnë në maksimum kontaktet me njëri-tjetrin dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

 

Kjo deklaratë e Merkel-it, vjen pas shifrave rekord të të infektuarve me Covdi-19 gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani.

 

“Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë që nuk është vërtetë e nevojshme. Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur”, tha Merkel.

 

Gjermania ka regjistruar ditën e sotme 7 830 raste të reja me Covid-19, shifër kjo rekord që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara ditën e sotme.

 

Merkel ka kujtuar edhe rëndësinë e madhe që ka mbajtja e maskave në parandalimin e përhapjes së Covid-19, dhe ajërosjen e hapsirave të mbyllura. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV