Besueshmëria tek BE në krizë, Von der Leyen kërkon plan dyvjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohën kur Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të lërë Evropën, kjo e fundit do të nisë një debat të madh mbi të ardhmen e Evropës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është duke diskutuar fillimin e një proçesi dy-vjeçar, i cili ka për qëllim të rregullojë mënyrën e funksionimit të BE-së dhe që të dëgjohen më shumë zërat e qytetarëve të saj.

Megjithatë konferenca pritet të ketë rezultat të kundërt nga qëllimi që ajo ka.

Duke rritur shumë pritshmëritë, të cilat janë të vështira për t’u realizuar, rrezikohet të thyhet besimi i qytetarëve në një kohë kur angazhimi publik (siç shihet në zgjedhjet më të fundit evropiane) po shkon në nivele rekord.

Konferenca që pritet të mbahet synon që qytetarët evropianë të dëgjohen më shumë dhe që zërat e tyre të kontribuojnë në debatet mbi të ardhmen e Evropës.

Në të vërtetë asnjë nga organet e propozuara të qeverisjes nuk parashikon pjesëmarrjen e qytetarëve ose – në mënyrë tronditëse – të organizatave të shoqërisë civile, përveç sindikatave evropiane dhe organizatës së punëdhënësve “Business Europe”.

Në konferencë do të diskutohet rreth një sërë fushash të paracaktuara, siç është kriza e klimës, revolucioni dixhital dhe rishikimi i ligjit zgjedhor të BE-së. Çdo mbledhje do të ketë nga 200 deri në 300 pjesëtarë (për t’u siguruar që ata të jenë një mikrokozmos i popullatës më të gjerë).

Përderisa një përpjekje e tillë për të përfshirë qytetarët është e vonuar nga ana e BE-së dhe duhet të vlerësohet, akoma mbetet e paqartë se si do të drejtohen dhe moderohen këto mbledhje, dhe më e rëndësishmja, se si ato do të vihen në jetë me nisma reale.

Lexo edhe :  Tension në det, dy anije kineze përplasen teksa ndiqnin një anije të rojës bregdetare

Tre institucionet e mëdha të BE-së duhet të dalin me një format më domethënës, të sofistikuar, që synon të kapë gatishmërinë e shoqërisë civile të BE-së për t’u angazhuar me bashkimin.

Suksesi i fundit i konferencës së Von der Leyen do të përcaktohet nga aftësia e saj për të krijuar një mekanizëm që është në gjendje të kapë propozimet më të rëndësishme të qytetarëve dhe ta shndërrojë atë në një kanal të përhershëm ushqyes në vendimmarrjen e BE-së.

Kanalet ekzistuese, nga konsultimet publike dhe peticionet deri tek ankesat në Iniciativën e Qytetarëve Evropian (ECI), nuk kanë për qëllim të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e vendimmarrjes. Madje ato janë të panjohura për shumicën e qytetarëve të BE-së.

Bashkimi Evropian duhet të krijojë një hapësirë të arritshme, të përhershme dhe të sigurt në të cilën qytetarët, nga të gjitha cepat e Evropës, mund të përfshihen rregullisht në vendimmarrjen e BE-së. Kjo është mënyra e vetme që BE-ja të kapërcejë keqtrajtimin e saj kronik demokratik./Fjala.al/ Burimi: The Guardian

Të fundit

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi,...

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës/ Pala maqedonase me probleme

Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë. Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. “Njofton DVKM Korçë, se...

Lajme të tjera

Web TV