Rezart Veleshnja largohet papritur nga “Shiko kush luan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Rezart Veleshja është larguar papritur nga emisioni “Shiko kush luan”, që drejtohet nga moderatorja Luana Vjollca.

Mbrëmjen e djeshme ku spektakli u transmetua si normalisht ka rënë jo pak në sy mungesa e njërit prej kapitenëve të këtij emisioni. Në vend të Rezart Veleshnjës ishte Irgen Çela, një tjetër personazh i dashur për publikun nga radhët e Portokallisë. Mësohet se Veleshnja ka patur disa debate të forta me Luanën dhe kjo e fundit i ka treguar menjëherë derën aktorit të Portokallisë. Madje bëhet me dije se emisioni ishte regjistruar njëherë me Veleshnjën dhe pas debatit të tij me Luana Vjollcën është regjistruar sërish, por kësaj here me Irgen Çelën në vendin e tij. Një tjetër fakt që e konfirmon largimin e tij nga “Shiko kush luan” është që në rrjetin social Instagram, Veleshja ka fshirë të gjitha fotot që kishte nga puntatat e këtij emisioni.

Rezarti ishte pjesë e këtij formati që nga viti 2018, ku së bashku me Florjan Binajn ishin edhe dy kapitenët e skuadrave.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Hapen thirrjet për kredi me 0% interes! Gonxhe: 530 kuota për punonjësit e administratës

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për Aplikim për kredi me 0% Interes për blerjen e...

SHBA rifillon ndarjen e inteligjencës me Ukrainën pas bisedimeve në Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të heqin menjëherë pezullimin e shërbimit të inteligjencës me Ukrainën dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për...

Ndërtesa më e veçuar në botë (FOTO)

Ellidaey është ishulli i tretë më i madh i Ishujve Westman, i vendosur në jug të Islandës. Ka një sipërfaqe prej vetëm 0.45 kilometra...

VIDEO/ Barcelona nuk fal në shtëpi, Yamal dhe Raphinha “kërcejnë” ndaj Benficas

Nuk ka surpriza! Barcelona ka bërë detyrën në duelin e kthimit ndaj Benficas, duke triumfuar me rezultatin 3 me 1, përballje kjo e vlefshme...

Kurti pas takimit me Rutte: Kosova me ndërhyrje në zgjedhje nga Serbia

Kryeministri i Kosovës priti në takim në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në vizitën e tij të parë në këtë rol. Kurti në...

Lajme të tjera

Web TV