“Aty nisi stuhia”/ Eli Fara rrëfen vështirësitë e jetës: Shkova me vajzën në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka zbuluar se ka shkuar me vajzën në burg për shkak se i shoqi i saj asokohe u dënua me burg. E intervistuar nga Ardit Gjebrea ajo ka rrëfyer disa momente tepër të vështira nga jeta e saj.

Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë.”, ka zbuluar ajo.

Ardit Gjebrea: Ti ke qenë më të gjatë gjithë kohës apo jo?

Eli Fara: Po kam qenë, isha me vajzën dhe jetoja në të njëjtën shtëpi me prindërit e tij. Në gjyqin e parë që u bë pas 6 muajsh ka qenë i gjithë qyteti para gjykatës.

Ardit Gjebrea: Pse?

Eli Fara: Ishin kurioz t’i shihnin çunat kur dilnin, i nxirrnin nga makinat e policisë dhe hynin në gjyq, ishin kuriozë se çfarë do ndodhte, familjarë, të afërm, sepse ishin shumë çuna që ishin përzierë në këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që t’i the boll dhe çfarë bëre, ike tek prindërit, ndejte në Korçë, ike në Tiranë?

Eli Fara: Prindërit ishin me mendimin që unë të kthehesha tek ata, por unë isha e vendosur që do i dilja ballë vetë çdo gjëje dhe mendoj që ia kam dalë. Nuk mendoj që është faj të gabosh, është faj të rrish në gabim.

Ardit Gjebrea: Ke folur me Marinën, ia ke treguar të gjitha?

Eli Fara: Jo të gjitha, i kam treguar aq sa kam menduar se duhet të dijë. Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament.

Këngëtarja e njohur ka rrëfyer edhe më herët se ka kaluar momente tepër të vështira gjatë jetës, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Por pavarësisht të gjithave, ajo ka ditur si t’i shndërronte vështirësitë në forcë dhe sot është një nga artistet më të suksesshme në vend.

Lexo edhe :  Pesë muaj pasi u bë baba, Justin Bieber poston foton e veçantë me të birin

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“20 ditë në koma…”/ Trondit ish-banori i BBV: Një plumb mora unë, mami pesë

I ftuar në një emision televiziv ka qenë aktori dhe ish-banori i BBV, Marius Dervishi, ose sikurse e njohim...

21-vjeçari akuzohet për abuzim me të miturën, prokuroria kërkon dënim të rëndë

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e 21-vjeçarit Dritson Kurti, duke kërkuar 25 vite burg për akuzën e...

“S`kam hyrë në fushata të mbledh para për vete”, akuzat e Spahos ndaj Grida Dumës

Deputeti demokrat Edmond Spaho i është përgjigjur ashpër Grida Dumës, pasi kjo e fundit e ka përmendur në emisionin e saj, si një shembull i...

Situata e gripit në vend, mjekja: Ja kategoritë që janë të rrezikuar nga format e rënda

Mjekja infeksioniste Silvia Bino, e ftuar në një emision televiziv theksoi se ne po kalojmë në sezonin e gripit, ku intensiteti i infeksioneve është...

Pas gati dy vitesh lidhje, Princ Leka drejt martesës me partneren e re

Vetëm pak ditë më parë, Princ Leka është dënuar nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia. Vendimi erdhi...

Lajme të tjera

Web TV