Idrizi: Përmes censusit në Shqipëri realizohen pretendimet greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, gjatë një intervistë në “Top Talk”, ka ngritur shqetësimin se me projektligjin e ri për censusin qeveria shqiptare krijon shtigje spekulative për shtimin fiktiv të komunitetit grek në Shqipëri.

Kjo sipas Shpëtim Idrizit do të çelte më pas pretendime të rrezikshme nga Greqia ndaj Shqipërisë. Kreu i PDIU-së tha se çështja e kombësisë nuk është si ndjehesh por duhet të provosh faktin dhe paralajmëroi dështimin e kësaj strategjie të mbështetur nga Athina e të toleruar nga Tirana.

Nisur nga vizita e fundit e kryeministrit në Greqi, më bëri përshtypje një deklaratë e qeverisë greke zyrtare por edhe kryeministrit të Shqipërisë, që përshëndeste vendimin e qeverisë Shqiptare. Censusi të bëhet me bazë të vetëdeklarimit.

Pra besoj që e kujtoni që edhe 10 vite më parë është bërë kjo betejë dhe ne kemi qenë shumë aktiv. E para duhet të kuptojmë njëherë, fakti që censusi nuk është vendi ku dalin minoritetet. Pra censusi është një ushtrim statistikor i cili bëhet një herë në 10 vjet në të gjithë botën në të njëjtën moment për të marrë disa të dhëna demografike si Numri i popullsisë, rezidentët, mosha, pasuria e tjerë. Absolutisht nuk është vendi ku kombet apo kombet apo shtetet nxjerrin minoritetet, është një ushtrim statistikor. Madje nëse i referohemi edhe ligjit për censusin marrin pjesë thotë të gjithë shtetasit shqiptar, shtetasit e huaj të cilët ndodhen në Shqipëri në 12 muajt e fundit, pra vetëm ata që janë rezident.

E thënë kështu në qoftë se Shqipëria ka rreth 3.7 milion banorë dhe 2.8 milionë banorë kanë qenë rezident para 10 vitesh në censusin e fundit. I bie që 30% e Shqiptarëve nuk do të jenë pjesë në këtë ushtrim dhe sigurisht do të mungojnë edhe 30 % i minoritarëve duke e marrë në pikëpamjen formale. Gjithmonë është ngritur një shqetësim përsa i përket censusit dhe të drejtës të minoriteteve për t’u përfaqësuar aty apo për t’u shfaqur”, tha kreu i PDIU-së.

Të fundit

“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së

Për një shfaqje rekordesh, sikurse është "Pallati 176", pritshmëritë janë të larta. Ama, transmetimi i kësaj komedie kult në...

Qeveria holandeze u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend, shkak situata në Gaza

Qeveria holandeze ka njoftuar masa kundër Izraelit, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në vend për dy ministra të qeverisë izraelite të ekstremit të djathtë...

Rreziku i konfliktit berthamor, SHBA shtojnë kokat bërthamore B61-12 në Evropë

Shtetet e Bashkuara vendosin B61-12 në bazën ajrore RAF Lakenheath: kjo shënon kthimin e armëve bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e një plani...

1429 – Lufta Njëqindvjeçare: Zhanë D’ark arrin në Orléansin e rrethuar nga anglezët

Më 29 prill 1429, në një nga kthesat më të mëdha të Luftës Njëqindvjeçare mes Francës dhe Anglisë, një vajzë 17-vjeçare me emrin Jeanne...

Ngrohja globale dhe krimi në Pogradec: me sa duket, botës po i vjen fundi

Nga Leonard Veizi Në përditshmërinë tonë, sikur jemi mësuar që andej nga Vlora edhe kërcet sherri, edhe kërcet koburja, edhe vritet ndokush – si me...

Lajme të tjera

Web TV