Dhimitër Xhuvani, shkrimtari me “Çmimin e Republikës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimitër Xhuvani lindi më 23 maj 1934 në Pogradec. Studioi letërsi në Tiranë dhe në Institutin e Letërsisë “Gorki” të Moskës. Vdiq në Tiranë më 19 tetor 2009. Ishte djali i mësuesit të nderuar elbasanas Kostaq Xhuvanit.

Në vitin 1944 familja e tij shpërngulet nga qyteti, kur ushtria gjermane vjen në Pogradec dhe ikën muhaxhir në Mokër, ku qëndron deri në çlirimin e vendit, dhe kthehet në Elbasan.

Dhimitri pas shkollës së mesme mjekësore punon në spitalet rurale të Gramshit, Librazhdit, Cërrikut, Peqinit.

Shkëputet nga mjekësia dhe vazhdon studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe më pas studion në Institutin “Gorki” të Moskës. Krahas punës së shkrimtarit, ushtroi edhe profesionin e mësuesit, gazetarit, redaktorit, montatorit, elektricistit, saldatorit.

Është fitues i shumë çmimeve letrare si dhe laureat i “Çmimit të Republikës”, proza e tij është përkthyer në disa gjuhë si në italisht, frëngjisht, anglisht, rusisht, në gjuhën kineze dhe japoneze.

Tituj të veprave:

Kambanat e fundit (1958)

Midis dy netëve (1962)

Tuneli (1966)

Përsëri në këmbë (1970)

Fan Smajli (1971)

Zgjimi i Nebi Surrelit (1976)

Do të jetojmë ndryshe (1979)

Vdekja e zotit Kaloti (1981)

Bota ime (1984)

Dashuri e harruar, 2007

Skenare filmash

2004 – I dashur armik

1999 – Funeral Business

1995 – Dashuria e fundit

1994 – Një ditë nga një jetë

1988 – Shpresa

1986 – Bardhësi

1986 – Kronikë e atyre netëve

1985 – Melodi e pandërprerë

1983 – Koha nuk pret

1979 – Përtej mureve të gurta

1975 – Rrugicat që kërkonin diell

1973 – Brazdat

1971 – Mëngjeze lufte

1970 – Montatorja

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV