“Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti”.
Kjo deklaratë vjen nga ambasadori i BE, Luigi Soreca në Kukës, i cili duke komentuar zhvillimet politike në Shqipëri, shprehu keqardhje për mungesën e konsensusit për reformën zgjedhore.
“Ne kemi vite që flasim me Shqipërinë dhe BE flet me Shqipërinë. Vendimi i marrë në Mars për negociatat u mor në një moment të vështirë. Shumë kushte janë përmbushur dhe Shqipëria është shumë afër plotësimit të të gjitha prej tyre. Kam mirëpritur vendimin e Presidentit dhe Parlamentit për nxjerrjen e dy vendeve vakant për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Soreca.
Më tej ai theksoi se KLGJ duhet të bëjë vlerësimin dhe ky është një kusht që duhet të përmbushet në javët në vijim për fatin e konferencës së parë ndërqeveritare. “Marrëveshja e 5 qershorit është një hap i rëndësishëm. Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti. Ju e dini qëndrimin e BE për reformën zgjedhore.
Ne kemi punuar për marrëveshjen dhe u përmbush kushti për administratën zgjedhore. Ne kemi shprehur keqardhjen që mazhoranca vijon punën pa konsensus dhe është e rëndësishme që të gjendet konsensusi mes palëve. Duhet të punojnë fort që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, është shprehur Soreca./Bl.Ba/Fjala.al