Meta thirrje qeverisë të tërhiqet për maskat: Po shkelen të drejtat e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

President i vendit Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se gjobat për mos mbajtjen e maskave janë një maskaradë dhe se shkelin të drejtat e qytetarëve.

Meta i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet menjëherë nga ky ndëshkim, ndërkohë që shtoi se OSHEE nuk mund të ndërpresë dritat për mosmbajtjen e maskave.

“Maskaradë sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat sepse i lë pa drita në mes të dimrit, e shndërron OSHEE nga një institucion që ka për detyre furnizimin, në një instrument policor që ekzekuton masat.

Gjobat për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë dhe shkel të drejtat e qytetarëve.

OSHEE nuk mund të ndërpresë dritat për mosmbajtjen e maskave. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë menjëherë”, u shpreh Meta.

Më tej ai shtoi se, “Barrierat fizike duhet që ti respektojmë të gjithë për të mposhtur virusin dhe jo për ti shpëtuar gjobave të qeverisë në mënyrë arbitrare.

Jo ndëshkime të paligjshme të paqarta që ua lë në dorë tre ministrave. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që sensibilizojnë qeverinë”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV