‘Taksë për të hyrë me makinë në Prishtinë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Taksë për të hyrë në kryeqytet” është ideja e kreut të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, por që ka ngjalluar shumë reagime dhe veçanërisht tek disa parti politike në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike kanë dalë menjëherë kundër, me argumentin se një taksë e tillë është diskriminuese.

Dy partitë politike argumentojnë se edhe sikur kreu i komunës ta ketë seriozisht, ajo s’do votohet në kuvendin komunal dhe për rrjedhojë një ide e tillë do të mbesë veçse në letër.

 “Kuvendi komunal e ka votuar rregulloren për parkingjet ku përcaktohen edhe çmimet. Por kryetari nuk mund të vendosë taksë, këtë nuk mund ta bëjë vetë pa e sjellë në kuvendin komunal. Por edhe nëse e sjell, nuk besoj që do t’i votohet. Do të jetë njëjtë sikur me propozimin që e ka sjellë para një viti për t’u vënë ekstra çmim qytetarëve që vijnë nga komunat e tjera për t’u kontrolluar te mjeku. Kemi konstatuar se është shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk e kemi votuar, njëjtë do të veprojmë edhe me këtë tani, sepse nuk mund të bësh diskriminim,” ka deklaruar Gashi, përfaqësues i Lidhjes Demokratike.

Ndërkohë, pas kritikave të shumta ndaj deklaratave të tij për bërjen me pagesë të hyrjes me makina në kryeqytet, Shpend Ahmeti ka shkruar në Facebook se kjo do të bëhet për të evituar trafikun dhe për të mbrojtur qytetarët nga ndotja e ajrit.

“Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka trafik dhe që mund të shkaktojnë ndotje,” ka shkruar Ahmeti.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Sipas tij, në një mënyrë të ngjashme, vepron edhe Londra.

 “Pra, përveç parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër. Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (taksë e trafikut në njëfarë mënyre). Londra është kryeqyteti që e ka rregullu më së miri këtë sistem,” thotë Ahmeti./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV