Moti, kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë ditës

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në pjesën gjysmë lindore të Shqipërisë.

Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

la.mi/Fjala.al