Argjentinë/ Më shumë se një milion raste me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina kalon shifrën e  një milion rasteve me koronavirus, ndërsa në kryeqytet, Buenos Aires është regjistruar numri më i madh i infektimeve të reja.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Argjentinës, gjatë 24-orëve të kaluara, janë regjistruar 12,982 raste të reja, duke e çuar në 1,002,649 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Numri i viktimave është mbi 26,000 ndërkaq, mbi 800,000 argjentinas janë shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Argjentina – që në mars regjistroi rastet e para me koronavirus – është shteti i pestë në botë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Rusisë.

Në Argjentinë ka disa kufizime sa i përket udhëtimeve, por asnjë rajon nuk është në karantinë strikte.

Shumica e rasteve të reja në Argjentinë janë regjistruar në Buenos Aires dhe në periferi të këtij qyteti. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV