Argjentina në krizë ekonomike, qytetarët nuk blejnë dot as xhinse të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentinasit për shkak të inflacionit në 140% dhe në rritje tashmë, po i drejtohen gjithnjë e më shumë tregut të veshjeve të përdorura për të blerë rroba apo dhe për t’i shitur ato.

Vendi i Amerikës së Jugut, ekonomia e dytë më e madhe e rajonit dhe një eksportues i madh i farave, po përballet me krizën e tij më të rëndë në dekada. Dy të pestat e banorëve jetojnë në varfëri dhe recesioni i afërt duket se do të shkaktojë shqetësim në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit të dielën e ardhshme.

“Nuk mund të shkosh thjesht në qendër tregtare dhe të blesh diçka që të pëlqen si më parë. Çmimet sot janë të paimagjinueshme”, tha studentja 22-vjeçare Aileen Ciclana në Buenos Aires.

Një palë xhinse të reja kushtojnë më shumë se dyfishi i çmimit të një viti më parë, dhe kjo nënkupton në më shumë se një të tretën e pagës minimale mujore të Argjentinës.

Inflacioni nga viti në vit, tashmë në 138%, pritet të rritet më tej kur autoritetet të nxjerrin sot të dhënat zyrtare të tetorit, me rritjen mujore të vlerësuar në rreth 10%, pak më e ulët se nivelet maksimale të gushtit dhe shtatorit.

Beatrice Laurizio, një mësuese 62-vjeçare e cila ende nuk ka dalë plotësisht në pension, tha se ajo dhe burri i saj, i cili punon për një kompani autobusësh, shkojnë në fundjavë në pazarin e rrobave për të shitur rroba të vjetra për të përballuar jetesën./e.t

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV