“Deti”/ Rama: Zgjidhje në instancat e drejtësisë. Dendias: Do të shkojmë në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin se Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që për çështjen e detit do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare.

Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare, së bashku Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i, në bazë të ekspertizës dhe në bazë të të drejtës ndërkombëtare të detit”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri tha se ata që i quaji “patriotët e detit” nuk do kenë më punë me këtë çështje e cila do marrë zgjidhje nga instancat ndërkombëtare.

Më vjen keq për patriotët e detit por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin e tyre se çështja e detit nuk është më një çështje me të cilën mund të bëjnë as propagandën e tyre të shpifur antigreke që është një turp dhe as elektorat patriotik në Shqipëri apo dhe në Kosovë.

Ne jemi plotësisht dakord e në këtë mënyrë do fokusohemi te bashkëpunimi ekonomik e rajonal tek njerëzit që të bëjmë më të mirën për qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi”, tha ai.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm Greg Nikos Dendias deklaroi se Greqia është gjithmonë e gatshme të bëjë çdo përpjekje, sikundërse u shkon për shtat dhe vendeve europiane, sigurisht duke mbajtur dhe marrëdhënie të mira Shqipëri-Greqi.

Dua të përfshijmë gjithçka që ju doni, çfarëdo që ju dhe qeveria juaj ka dëshirë dhe është dakord që ta bëjë. Edhe me ministrin Cakaj kishim një tematikë shumë të gjerë diskutimesh. Diskutuam për tematikën e vendosjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Si bazë do të ketë marrëveshjen e OKB-së. Jam shumë i lumtur të përsëris atë që tha dhe vetë kryeministri Rama. Kështu ne do të zbatojmë të drejtën tonë ndërkombëtare dhe do të shkojmë në Gjykatën e Hagës”, tha Dendias.

Lexo edhe :  Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Kujtojmë se marrëveshja e Detit, që shpresohet të arrihet, ka një precedent në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese (GJK) hodhi poshtë Marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, të arritur në kohën, kur në pushtet ishte opozita e sotme jashtë parlamentare.

Me votë unanime GJK e  konsideroi si marrëveshje “antikushtetuese, të karakterizuar nga moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”.

Shqipëria nuk ka ende një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Por precedenti i vitit 2009 është një referencë për marrëveshjen që pritet të rinegociohet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV