Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit. Raportohet se pesë të rinj janë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, kurse katër të tjerë për moskallëzim krimi.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 20 vjeç, A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç, pasi në një rrugë dytësore, pranë tyre u gjetën dy paketime me 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 20 vjeç, i cili ka pranuar se lëndën narkotike e posedonte ai, ndërsa shtetasit A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për lëndën narkotike dhe nuk kanë kallëzuar“.
Po ashtu, është arrestuar një 26 vjeçar K.M., i cili akuzohet se ka futur sende të palejuara në burg, ndërsa një tjetër i ri u kap nga policia pasi iu kap një kartëmonedhë e prerjes 50 euro e falsifikuar.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të një 20- vjeçareje E. B., pasi u kap në flagrancë duke vjedhur disa veshje në një qendër tregtare.
Gjithashtu, policia rrugore arrestoi tre persona. -B. H., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kavajë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçilistin L. Gj;
-I. M., 49 vjeç dhe I. Gj., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
-L. M., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al