Çështja e detit/ Rama: Do t’i drejtohemi Gjykatës së Hagës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas takimit të sotëm me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë.

Rama është shprehur se gjatë diskutimeve me Dendias, është vendosur se për çështjen e detit do ti drejtohen Drejtësisë Ndërkombëtare.

“Me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ramë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohemi Drejtësisë Ndërkombëtare, ndërkohë që jemi më afër se asnjëherë heqjes së Ligjit të Luftës, çka përbën edhe një kthesë përfundimtare në historinë e marrëdhënieve tona” shkruan kryeministri në Facebook.

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakort që këtë çështjen kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, duhet ta zgjidhi drejtësia ndërkombëtare.

Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare, së bashku Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i, në bazë të ekspertizës dhe në bazë të të drejtës ndërkombëtare të detit”, u shpreh më herët kryeministri.

Kujtojmë se marrëveshja e Detit, që shpresohet të arrihet, ka një precedent në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese (GJK) hodhi poshtë Marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, të arritur në kohën, kur në pushtet ishte opozita e sotme jashtë parlamentare. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Lajme të tjera

Web TV