A po kërcënohet pavarësia e Kosovës nga linja ajrore Prishtinë-Beograd?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja e re midis Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e një linje të re ajrore Prishtinë-Beograd mund të vendosë në rrezik pavarësinë e Kosovës.

Sipas dokumenteve që përfaqësuesit e Kosovës firmosën në Berlin, aty është shmangur përdorimi i emrave të institucioneve të Kosovës.

Duke iu referuar këtyre dokumenteve, gazeta Koha Ditore, shkruan se po shmanget përdorimi i terminologjisë së duhur të emrave të institucioneve shtetërore të Kosovës.

Në një rast konkret, nuk përmendet ASHNA – që është shkurtimi i Agjencisë shtetërore të Fluturimit. Por, përdoret vetëm “Njësia e Trafikut Ajror” – një term që është përdorur në kohën përpara se të shpallej pavarësia e Kosovës.  Në dokumentin e nënshkruar në Berlin nga të tria palët e pranishme, Autoriteti i Aviacionit Civil Kosovës përmendet si “Autoriteti i Aviacionit Civil Kosovë”.

Palët shprehin interesin për të themeluar linjën ajrore speciale Beograd-Prishtinë. Njësiti i Kontrollit të Trafikut Ajror në Aeroportin e Prishtinës është autoriteti kompetent për ofrimin e shërbimeve të tilla brenda Sektorit të KFOR-it. KFOR-i është autoriteti kompetent për të siguruar mbikëqyrjen se kushtet e shërbimeve të ATC-së brenda Sektorit të KFOR-it po kryhen në mënyrë të sigurt. Njësiti i ATC-së në Aeroportin e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e ATC-së për të gjithë avionët e EuroWings the transportuesit e Lufthansa Group, brenda hapësirës ajrore të KFOR-it. Komunikimi direkt do të zhvillohet ndërmjet ofruesve të shërbimeve në aeroporte, përfshirë ofruesit e ATC-së në aeroportin e Beogradit, ose ndonjë ATC tjetër të nevojshëm”, thuhet në dokument.Dokumenti i Berlinit, i përmbledhur në më pak se dy faqe, në fakt është një marrëveshje midis katër institucioneve, Lufthansa Airlines, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, KFOR-it dhe Administrata Civile e Kosovës.Kjo tregon se autoritetet kosovare dhe serbe kanë nënshkruar dy dokumente krejt të ndryshme mbi linjën ajrore direkte Prishtinë –Beograd.

Të fundit

Ngjela: Berisha ka hall se Salianji do t’i marrë drejtimin e PD

Prej disa ditësh tashmë vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Lidhur më këtë, avokati Spartak Ngjela...

Hipokrizia e opinionistëve dhe lufta për territor! Ligji dhe rrumpalla e preferuar

Nga Vermoshi vijnë imazhe që për disa janë “tronditëse”: fadroma që shembin ndërtime, zëra që ankohen për “dhunën e shtetit” dhe një opozitë që...

A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

Eduard Zaloshnja Pasi fitoi mandatin e tij të parë kryeministror (më 2013), Rama shpalli programin e rilindjes urbane, që kishte dy komponentë: 1. Rregullimin dhe...

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ishte angazhuar në prishjen e...

Rokadë në Policinë e Tiranës! Emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Policia e Tiranës ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione...

Lajme të tjera

Web TV