Frutat e thata, çelësi juaj për një zemër të shëndetshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frutat e thata mund të jenë një mburojë shumë e mirë kundër çrregullimit të ritmit kardiak. Konsumi i rregullt i arrave, bajameve dhe lajthive, mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve të tilla.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i Karolinska Institutet dhe Universitetit të Uppsala, në Suedi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore “Heart”.

Sipas studiuesve, një konsum i rregull i frutave të thata, redukton rrezikun për të zhvilluar insufiçencë kardiake.

Për të arritur në këtë përfundim, u mor në studim regjimi ushqimor dhe stili i jetës i mbi 61 mijë suedezëve me moshë nga 45 në 83 vjeç.

Shëndeti i tyre kardiovaskular u monitorua për 17 vjet, ku gjatë kësaj kohe ndodhën 4983 infarkte, 3160 raste të insufiçencës kardiake dhe 7550 raste të rrahjeve të çrregullta të zemrës.

U konstatua se konsumi i rregullt i frutave të thata, është i lidhur me një rrezik më të ulët të çrregullimeve të rrahjeve të zemrës.

Studiuesit shpjegojnë se frutat e thata dhe veçanërisht arrat, janë burim i acideve yndyrore natyrore, proteinave, fibrave, mineraleve, vitaminës E, folateve dhe një sërë elementësh të tjerë.

Konsumi i tyre përmirëson shëndetin karidovaskular, nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm me kremrat e diellit, por...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Lajme të tjera

Web TV