Kungulli nuk është i mirë vetëm për Halloween, njihuni me dobitë e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kungulli portokalli është mjaft i përdorur në vjeshtë, por në periudhën e Halloween, tërheq gjithë vëmendjen mbi vete.

Por ky kungull nuk shërben vetëm për festë, pasi dobitë e tij në trupin tonë janë të papara, sidomos për konsum.

Është shumë i pasur me beta-karotenë dhe flavonoide, të dobishme për të luftuar plakjen e qelizave. Kungulli është i pasur edhe me fibra, kështu që rregullon funksionimin e aparatit tretës, mbron sistemin imunitar dhe luan një rol antioksidues.

Farat e tij janë të pasura me vitaminë E dhe janë mjaft të dobishme për të parandaluar problemet e aparatit urinar, e në veçanti funksionimin e prostatës.

Përmbajnë edhe një sasi të madhe triptofani, substancë e nevojshme për prodhimin e serotoninës, e cila lufton pagjumësinë dhe depresionin. Farat e kungullit mund ti shtoni edhe në sallatë dhe në kos dhe për të marrë dobitë, mjaftojnë 10 gramë në ditë.

Ky kungull përmban edhe vitamina A dhe C, kripëra minerale dhe omega-3, acide yndyrore që reduktojnë kolesterolin.

Ndër të tjera kungulli portokalli përmirëson lëkurën, forcon thonjtë dhe flokët, si dhe mbron zemrën. Ky lloj kungulli ndihmon edhe për të luftuar celulitin.

Tuli i kungullit mund të përdoret edhe për të përgatitur një maskë bukurie. Mjafton që ta shtypni dhe ta përzieni me pak kos dhe mjaltë, para se ta aplikoni në fytyrë për rreth 20 minuta.

Kjo maskë është shumë e shëndetshme për fytyrat e thata, si dhe pastron mbetjet e yndyrës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV