Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump nuk do të paraqitet në tubimin e fushatës që do të mbaj Donald Trump ditën e sotme.
Sipas mediave të huaja, kjo ka ndodhur për shkak se ajo ka probleme me gjendjen shëndetësore. Shefja e personelit të saj, Stephanie Grisham ka thënë se Melania ende nuk është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Grisham tha të martën se shëndeti i zonjës Trump vazhdon të përmirësohet çdo ditë pasi ajo dhe presidenti njoftuan në fillim të tetorit se ishin infektuar me koronavirus.
Zonja e parë ka vendosur të mos e shoqërojë Presidentin Trump në një tubim fushate në Erie të Pensilvanisë si një “masë shtesë kujdesi”, tha zonja Grisham.
Melania Trump, e cila njoftoi javën e kaluar se ishte shëruar nga Covid-19, bëri paraqitjen e saj të fundit publike gjatë debatit të 29 shtatorit midis Presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden./Bl.Ba/Fjala.al