Shpesh keni shqetësime në stomak dhe konsumoni produkte të caktuara për t’u ndier më mirë. Ushqyerja e shëndetshme shkon krah për krah me mirëqenien e stomakut. Më poshtë po ju tregojmë katër këshilla të vlefshme për të qetësuar dhimbjet e stomakut.
Të thartat
Ushqimet e tharta dhe të hidhura stimulojnë formimin e enzimave tretëse për ushqimin. Ekspertët rekomandojnë që përpara një vakti të rëndë hani një sallatë me spinaq e barishte të egra të spërkatura me lëng limoni. Gjysmë ore përpara një vakti mund të pini një gotë ujë me lëngun e një gjysmë limoni ose gjysmë luge gjelle me uthull molle.
Pikantet
Xhenxhefili, një zhardhok pikant është kura më e mirë për tretjen. Ai qetëson stomakun, lehtëson tretjen, eliminon fryrjen dhe të përzierat.
Lëvizja
Ekspertët thonë se njerëzit që duan të përmirësojnë tretjen duhet të kryejnë aktivitet të rregullt fizik.
Hidratimi
Nëse njeriu nuk pi mjaftueshëm ujë, trupi do të vuajë nga konstipacioni. Uji është i domosdoshëm për prodhimin e lëngjeve tretëse pa të cilat njeriu vuan nga gazrat, fryrja dhe të përzierat. Ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë./Bl.Ba/Fjala.al