Arsyet pse duhet të hani një grusht bajame çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bajamet kanë një sërë dobish për shëndetin, më shumë nga sa mund ta imagjinoni. Më poshtë do gjeni një mori arsyesh se pse duhet të hani një grusht bajamesh çdo ditë.

Zemra- Yndyrat joshtazore, proteinat dhe potasi që përmbajnë janë themelore për shëndetin e zemrës. Ndërkohë vitamina E është një antioksidant shumë i rëndësishëm që redukton rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kardiake.

Presioni i gjakut– Potasi që gjendet te bajamet ndihmon për të rregulluar presionin e gjakut.

Truri– Bajamet dhe elementët që gjendjen në to, ndihmojnë për të zhvilluar shëndetin e trurit, në sajë të elementëve si riboflavina dhe L-carnitina. Studime të ndryshme kanë treguar se vaji i bajameve është shumë i rëndësishëm për funksionimin e shëndetit nervor.

Kockat- Bajamet janë një burim shumë i madh vitaminash e mineralesh, mes tyre fosfori. Ai ndihmon për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, përveçse ndihmon për të luftuar osteoporozën.

Sistemi imunitar- Bajamet janë të pasura me minerale alkaline natyrale, të cilat forcojnë sistemin imunitar duke na mbrojtur nga sëmundjet.

Diabeti- Bajamet ndikojnë për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës dhe insulinës pas vakteve të ushqimit.

Kanceri– Bajamet përmirësojnë lëvizjen e ushqimeve në zorrën e trashë, duke parandaluar krijimin e kancerit në këtë pjesë të trupit.

Kapsllëku- Duke qenë të pasura me fibra, bajamet parandalojnë kapsllëkun. Kjo pasi stimulojnë procesin tretës, edhe më shumë nëse shoqërohen me ujë.

Shtatzënia- Acidi folik që gjendet te bajamet, ndihmon për të parandaluar defektet te foshnja. Ndër të tjera ndihmon edhe për formimin e qelizave. Për këtë arsye mjekët japin rregullisht acid folik për femrat shtatzënë.

Të fundit

Droni super i fshehtë kinez, ja si funksionon roboti sa një mushkonjë

Krijimi më i fundit nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës (NUDT) ka bërë bujë për ditë...

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha. Në...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Lajme të tjera

Web TV