A do të ketë një fillim të ri për anëtarësimin e Ballkanit në BE?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit ka qenë tejet joshës përgjatë viteve 1990.

Kjo vinte për faktin se BE ishte në gjendje të ndikonte në politikat kombëtare të këtyre shteteve.

Deri më tani, procesi i integrimit evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm për të konsoliduar demokracinë pas luftërave në Ballkan.

Gjithashtu, për të rifilluar edhe një proces ripajtimi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sidoqoftë, vitet e fundit, faktorët politikë dhe ekonomikë po kontribuojnë në pasigurinë e procesit të integrimit në BE.

Këta faktrë kanë krijuar një Evropë konservatore, e cila ka prodhuar procese më të rrepta dhe të ngadalta për t’u bërë pjesë e Unionit.

Kjo ka bërë që vendet e Ballkanit të mbeten të pakënaqura.

Humbja e besueshmërisë

Bashkimi Evropian ia ka dalë të shuajë dhe parandalojë luftërat brenda familjes së tij.

Për fat të keq ky Union paqësor, nuk ka çuar prodhuar një BE më të organizuar – një fakt që ndihet në mënyrë të mprehtë nga vendet e Ballkanit, të cilat e kanë humbur durimin me procesin e anëtarësimit në BE.

Për shembull, Maqedonia e Veriut ka një qeveri pro-europiane. Ajo arriti të zgjidhë mosmarrëveshjen me Greqinë duke ndryshuar edhe emrin.

Kosova me qeverinë e saj po mendon të reduktojë taksën 100% për importet nga Serbia dhe mund të rifillojë së shpejti procesin e dialogut.

Shqipëria dhe Serbia duket se kanë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Këto përmirësime pozitive mund ta çojnë BE-në në një drejtim të ri.

Fatkeqësisht, shumë vende kanë humbur besimin e tyre në procesin e pranimit në BE. Edhe pse këto shtete kanë ndërmarrë reforma të thella për t’iu përmbajtur standardeve të BE-së.

Lexo edhe :  Ndërtimet pa leje/ Rama paralajmëron inspektorët: Do mbajnë përgjegjësi penale

A duhet që vendet e Ballkanit të vazhdojnë të synojnë anëtarësimin?

Procesi i evropianizimit tani është në fazën e rifillimit.

Franca, Austria, Hollanda dhe disa vende të tjera nuk e mbështesin procesin e zgjerimit. Pavarësisht faktit se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria zbatuan kërkesat e Bashkimit Evropian, ato presin t’u çelen ende negociatat, pas refuzimit të para pak muajve.

Për më tepër, Serbia dhe Mali i Zi ende shpresojnë të bëhen  anëtare, megjithëse ende kanë shumë punë.

BE mendon se e ardhmja e Ballkanit do të mbetet me BE por vazhdon të injorojë zhgënjimin e gjerë. Nga ana tjetër, ndërsa Rusia vazhdon të rrisë ndikimin e saj politik dhe ekonomik, Kina ka investuar në rajon në përpjekje për të rritur zgjerimin e saj ekonomik në portin grek të Pireut dhe levën e saj politike.

Gjithashtu, liderët në Ballkan janë përpjekur të bashkëpunojnë me vende të tjera si Japonia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Azerbajxhani për të thelluar marrëdhëniet me këto vende.

Mund të thuhet se vendet e Ballkanit kanë filluar të diversifikojnë thithjen e investimeve të huaja duke zvogëluar ndërvarësinë me vendet e BE-së.

Për shembull; Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë iniciuar Shengenin Ballkanik, që synon të heqë pengesat në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve midis tre vendeve. Këto janë hapa për krijimin e alternativave të tjera edhe pse sytë mbeten drejt rrugës për në Bashkimin Evropian./Përshtati nga Daily Sabah, Fjala.al 

Të fundit

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Lajme të tjera

Web TV