Joe Calderon është shefi i kuzhinës së restorantit “Serendipity 3” në New York. Ai është një nga kuzhinierët që përgatiti sanduiçin më të shtrenjtë në botë.
Ky sanduiç quhet “djathi i pjekur në skarë”, i cili përbëhet nga disa përbërës tepër ekskluzivë dhe ekstravagantë.
Buka e tij përbëhet nga një bukë franceze e përgatitur me shampanjë Dom Perignon, e cila të krijon përshtypjen se është lyer me një shtresë ari.
Brenda do të gjeni gjalpë tartufi të bardhë dhe djathë caciocavallo podolico.
Në përfundim të procesit, ai shërbëhet me salcë domateje dhe karavidhe të Afrikës së Jugut.
Ky ushqim i shijshëm, të cilin mund ta porosisni në shtëpi edhe në kohën e koronavirusit, do t’ju kushtojë 214 dollarë, rreth 180 euro./Re.D/Fjala.al