Viti i ri akademik/ Rektori i UT: Alternim i mësimit online dhe në auditor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa në 2 nëntor nis viti i ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha deklaroi se mësimi mund të bëhet i alternuar në kombinim mes platformës online dhe në autoditore, duke marrë shkas nga situata me COVID-19.

Në një konferencë për shtyp, Hoxha tha se tarifat e studimit janë të përcaktuara në Paktin për Universitetin, ndërsa tha se nuk do të ketë përgjysmim të tyre.

Mes të tjerash rektori tha se janë marrë masat për fillimin e vitit akademik, ku secili universitet ka platformat e veta.

Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik, një nga diskutimet në konferencë ishte se si do e përballonim situatën. Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët. Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht”, tha Hoxha.

Më tej ai sqaroi ndër të tjera se ajo që po ndodh këto ditë është se po trajtohen në përdorimin e sistemit, pedagoget, administratorët dhe studentët që fillimi akademik të na gjejë të përgatitur.

Do të kenë përgjysmim, mbështetje të studentëve në nevojë. Tarifën e regjistrimit për ciklin e dytë të studimit, do të jetë 20 mijë lekë. Ka një kërkesë të studentëve, dhe nuk do të ketë përgjysmim të tarifës, pasi do të thotë të bllokosh universitetin. Cikli i dytë i studimeve kudo në botë paguhet më shumë.”, tha Hoxha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e...

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi më 25 gusht 1991 dhe...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Lajme të tjera

Web TV