E sollën me urgjencë tek Infektivi, ndërron jetë 21-vjeçari me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 një 21-vjeçar nga qyteti i Elbasanit. Ai ishte shtruar në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, por mësohet se vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi, pas infektimit me Covid-19. Por kur gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e se mërkurës ai është dërguar në spital.

I riu është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë një natë më parë, ose rreth 24 orë pas mbërritjes në spitalin Covid-2.

Pritet që rasti i të riut të raportohet sot nga Ministria e Shëndetësisë. Deri tani Covid u ka marrë jetën 465 pacientëve në vendin tonë.

Ky është një ndër tre rastet me moshë më të re, që ndërron jetë i prekur edhe nga Covid në vendin tonë. Dje u shënua një tjetër numër rekord rastesh të reja, 302, teksa vala e dytë po bëhet gjithnjë e më shqetësuese./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV