Mbyllja e “Shqiponjës” që nga mesnata dhe devijimi i trafikut për 4 muajt në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm një orë e pak minuta na ndajnë nga devijimi i lëvizjes së automjeteve në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës. Mësohet se devijimi i lëvizjes së automjeteve do të zgjasë për një periudhë 3-4 muaj, për shkak të punimeve që po bëhen. Por le të shohim së bashku se si do të lëvizet me makinë nga e hëna, për të dal dhe për të hyrë në kryeqytet.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët do të vijnë nga drejtimi i Durrësit, nuk do të munden të kalojnë më në rreth-rrotullimin e sheshit shqiponja për të vijuar më pas drejt zogut të zi, por do kthehen djathtas, në një aks të ri rrugor të përshtatur, i cili është në drejtim të rrugës Teodor Keko.

Më pas, për të hyrë në Tiranë, drejtuesit e mjeteve mund të ndjekin unazën, drejt “Pallatit me Shigjeta”, , ose mund të përdorin rrugën Abedin Rexha, e njohur ndryshe rruga që të çon tek ish fusha e Aviacionit. Për të shkuar në destinacionet e tyre qytetarët mund të përdorin rrugët dytësore.

Ndërsa, për të dal nga Tirana, drejtuesit e automjeteve, që do të vijnë nga pallati me shigjeta drejt sheshit shqiponja, do të duhet të kthehen majtas në këtë rrugë të re të përshtatur, për të vijuar më pas në drejtim të Durrësit.

Dalja tjetër nga kryeqyteti, për drejtuesit e automjeteve që vijë nga Zogu i Zi, do të bëhet nëpërmjet kësaj rruge, siç shihet edhe në pamje. Devijimi është bërë vetëm pak metra përpara rreth-rrotullimit të sheshit Shqiponja, ku do të ketë edhe një ngushtim të rrugës, për të vijuar më pas djathtas.

Të fundit

Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi

Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus...

Durrës/ Motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji...

“Ma ka mbyll derën baba”, Sula: Berisha, makinë e vjetër!

Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të fundit politike në vend. Ai ka...

Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në shtetin ishull. Të vetmet pamje deri...

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë...

Lajme të tjera

Web TV