Studimi i “The Lancet” për sistemin shëndetësor, ja ku renditet Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista mjekësore “The Lancet”, ka publikuar një renditje të sistemeve shëndetësore të 204 vendeve të ndryshme të globit, bazuar mbi 42 kritere, teknike, të gjitha të bazuara në efektshmërinë e trajtimeve mjekësore.

Sipas pretigjiozes, kjo është e vetmja mënyrë shkencore për të matur cilësinë e sistemit shëndetësor të një vendi.

Ndryshe nga sa mund të pritej dhe kundër perceptimit, Shqipëria merr 70 pikë në indeksin e përgjithshëm, thotë studimi, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania në Europë dhe më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Maqedonia e Veriut, si dhe më mirë se vende si Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia.

Studimi i “The Lancet”, është 100% shkencor dhe i referohet trajtimeve të sëmundjeve të ndryshme, secila prej të cilave përbën një kriter dhe pikëzohet për t’u përfshirë në indeksin e përgjithshëm.

Studimi nuk merr për bazë në asnjë moment në mënyrë të drejtpërdrejt indikatorë si infrastruktura, apo korrupsioni, por vetëm efikasitetin e trajtimeve.

I publikuar në një kohë të tillë kur pandemia po shkakton debate të shumta, ndoshta ky studim mund të shërbejë edhe si një dozë e mirë besimi ndaj bluzave të bardha në vendin tonë.

Në nivel global, Japonia, Islanda dhe Norvegjia marrin pikët më të larta, të ndjekura nga vende si Andorra, Luksemburgu, Franca, Finlanda, Kanadaja, etj./SCAN/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV