‘Amnistia’ / Qeveria përjashton personat që nuk arrestohen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Na vendimin e qeverisë që lidhet me kategoritë që përftojnë dhe nuk përfitojnë amnisti, projekt i kaluar sot në komisionin e Sigurisë bien në sy edhe veprat, kryesit e të cilave nuk përfitojnë dot amnisti. Janë 16 vepra të cilat janë të përjashtuara nga kjo lloj faljeje.

Ajo që bie në sy në fakt është një nga pikat për të cilat vendi ynë u bë edhe ‘gazi’ i botës këtë vit: “Prekja e zgjedhjeve të lira”! Ishin një dyzinë me përgjime që përfshinë në skandal deri ministra, deputet, të zgjedhur dhe kandidatë për tu zgjedhur. Por në kategoritë që në fakt nuk janë ndarë, në relacion, ishte lënë në fund pikërisht kategoria e atyre që prekin zgjedhjet e lira!

Projektligji përjashton nga fusha e tij e zbatimit kategoritë e veprave penale që parashikojnë rrezikshmëri të lartë shoqërore ose të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri të theksuar.

16 veprat penale të përjashtuara nga amnistia:

– fushën e krimeve kundër njerëzimit;
-krimet e rënda kundër jetës, të kryera me dashje;
-veprat penale kundër shëndetit;
– krimin e organizuar;
-veprat penale që lidhen me lirinë e personit;
-veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit, që kanë një rrezikshmëri të lartë;
– veprat penale kundër fëmijëve, martesës, ku përfshihet keqtrajtimi i tyre, dhuna në familje, përdorimi i fëmijëve dhe shtytja e tyre në krim, pra vepra penale të cilat janë të rënda dhe cenojnë interesin e fëmijëve dhe të familjes.
-kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike,
-zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit,
-veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve,
-kundër mjedisit,
-kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues
-vepra të tjera në fushën e falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë, të dokumenteve, e të tjerë.
-krimet kundër autoritetit të shtetit,
-veprat kundër drejtësisë,
-ato që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve e të tjerë.

Lexo edhe :  Nga Starmer, Von der Leyen e Zelensky, kush janë 47 liderët që 'zbarkojnë' në Tiranë

Sigurisht që është treguar kujdes për përcaktimin e kritereve ndaluese të përfitimit, vetëm në atë masë dhe për ato lloje veprash penale për të cilat ka një shkallë të lartë rrezikshmërie dhe për të cilat edhe ashpërsia e dënimit të dhënë është më e madhe.
Konkretisht, në kuadër të arritjes së qëllimit të synuar, në drejtim të minimizimit të pengesave ligjore ndaj kategorisë së sipërcituar të të dënuarve, si dhe duke pasur në konsideratë kushtet psiko-sociale veçanërisht të dallueshme të kësaj kategorie, në raport me të dënuarit e tjerë, nëpërmjet projektligjit në fjalë, rregullohet:

  • mosparashikimi për subjektet e dënuara femra, të mitur dhe subjektet e mitur në kohën e kryerjes së veprës penale, si pengesë ligjore për përfitimin e amnistisë të disa prej neneve apo kategorive të veprave penale të cilat parashikohen si të tilla për subjektet e dënuara, meshkuj, të cilët kanë qenë apo janë madhorë, në kohën e ekzekutimit të dënimit apo në atë të kryerjes së veprës penale;
  • përcaktimi si kriter ndalues i faktit të të qenit recidivistë për të njëjtën vepër penale, vetëm për të dënuarit meshkuj (persona madhorë). n.k/Fjala.al/

Të fundit

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e Disaporës, kreu i lëvizjes “Shqipëria...

Lajme të tjera

Web TV