Sulmohet shkolla fetare në Pakistan, 7 persona humbin jetën, 50 të tjerë plagosen rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pakistani është zgjuar me një tragjedi pasi një shpërthim ka ndodhur në një shkollë fetare duke i marrë jetën 7 personave dhe duke plagosur 50 të tjerë.

Autoritetet vendase kanë bërë me dije se rreth 60 persona kanë qenë në klasë në shkollën fetare e cila njihet si medrese. Një dëshmitar okular i ka thënë policisë së një burrë hyri në ndërtesë me një qese me eksploziv pak para shpërthimit.

Inspektori i Përgjithshëm i Policisë, Shafqat Malik ka bërë me dije se janë përdorur 5 kilogram eksploziv në këtë sulm. Burimet për BBC bëjnë me dije se mes të vdekurve ka dhe fëmijë. Ndërkohë asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin.

Qyteti Peshawar, afër kufirit me Afganistanin ka parë disa sulme edhe më të rënda gjatë kryengritjes Talibane në vitet e fundit.

Kujtojmë se gjashtë vjet më parë, persona të armatosur hyn në një shkollë ushtarake duke vrarë 150 persona, përfshirë shumë fëmijë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e...

VENDIMI/ GJKKO lë në burg Erion Veliajn, ndryshon masa për Ajola Xoxën

Është dhënë masa “arrest me burg” për  Erion Veliajt dhe ndryshon masa për Ajola Xoxën, nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitje” Ky është vendimi i...

E rëndë në Vlorë! Ndërron jetë 27-vjeçari, dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri

Sonte, rreth orës 20:40, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një shtetas 27-vjeçar, i identifikuar si S. Z., ka ndërruar jetë...

“Qëllimi ynë është fitorja e PD”/ Edi Paloka: Primaret do të zhvillohen në datën 1 mars

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes. Paloka deklaroi   se në këtë mbledhje u...

Senati konfirmon Tulsi Gabbard si drejtuese të zbulimit kombëtar

Ish-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua këtë të mërkurë (12 shkurt 2025) pasi senatorët republikanë mbështetën të emëruarën e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit. Me...

Lajme të tjera

Web TV