Vlorë/ Gruaja dhunon dhe përndjek ish-partnerin, i thyen edhe telefonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 35-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se një ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partnerit të saj.

Sipas të dhënave zyrtare nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë.

Një ditë më parë 35-vjeçarja, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.

Po kështu policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datë 26.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

Më 9 qershor 1974 vdiq në Madrid shkrimtari dhe diplomati Miguel Ángel Asturias, një prej figurave më të shquara...

100 mijë lekë zbritje për arsimin e fëmijëve, ja kush e përfiton

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron në një prononcim për Monitor se kush e përfiton zbritjen e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve prej 100...

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, vizitorët e braktisin

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit. Ky vend ballkanik ka qenë një...

Gjendet lëndë shpërthyese në murin e Universitetit Politeknik në Tiranë

Policia e Tiranës ditën e djeshme ka konstatuar në murin rrethues të Universitetit Politeknik një sasi lëndë piroteknike. Gjithashtu efektivët kanë sekuestruar lëndët piroteknike në...

Ahmet Kalaja nën akuzë për pengim të drejtësisë: Rrezikon 3 vite heqje lirie

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmed Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin...

Lajme të tjera

Web TV