Amy Coney Barrett emërohet zyrtarisht në Gjykatën e Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amy Coney Barret është zgjedhur zyrtarisht gjyqtarja e nëntë e Gjykatës së Lartë në SHBA.

Shumica republikane në Senat e konfirmoi zgjedhjen e presidentit Donald Trump, saktësisht një javë para votimit: 52 senatorë votuan pro dhe 48 kundër.

48-vjeçarja do të zërë vendin e liberales, Ruth Bader Singer.

Amy Coney Barrett është e treta anëtare e Gjykatës së Lartë e emëruar nga Presidenti Donald Trump, gjë që ndikon fuqimisht në balancën ideologjike të gjykatës më të lartë në vend.

Me përfshirjen e Coney Barrett, gjykata me nëntë anëtarë, ka tani një shumicë të konsiderueshme konservatore prej 6-3.

Gjyqtarja Barrett mund të jetë një ndër gjykatësit që mund të peshojnë padi të ngritura lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, megjithëse nuk është e sigurtë nëse ajo do të kërkojë të përjashtohet pasi u emërua nga Presidenti Trump.

Gjatë seancave të konfirmimit ajo nuk pranoi të jepte një përgjigje të qartë ndaj pyetjes.

Barrett do të jetë një nga gjyqtarët që do të vendosin më 10 nëntor nëse do të shfuqizohet Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, të cilin zoti Trump ka kërkuar ta rrëzojë.

Ligji, i njohur gjerësisht si “Obamacare”, i miratuar gjatë administratës së ish-Presidenti Barack Obama në 2010, është një masë që siguron kujdes shëndetësor për miliona amerikanë.

Fati i ligjit është një shqetësim thelbësor për shumë njerëz mes numrit të shtuar të rasteve të reja të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Republikanët kanë argumentuar prej kohësh që Obamacare u kushton shumë taksapaguesve dhe i jep qeverisë shumë kontroll mbi kujdesin shëndetësor.

Kongresi i udhëhequr nga Republikanët në vitin 2017 eliminoi klauzolën e ligjit e cila e bënte të detyrueshme blerjen e sigurimit shëndetësor.

Ata tani duan që Gjykata e Lartë të shfuqizojë ligjin në tërësi, duke thënë se pa këtë dispozitë, pjesa tjetër e ligjit nuk mund të qëndrojë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

PD kërkesë urgjente KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e 11 majit

Në vazhdën e kontestimeve të votës së diasporës, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të...

E dinit që Hermès ka një shkollë për trajnimin e artizanëve?

Në vitin 2021, Hermès hapi një kapitull të ri në ruajtjen dhe zhvillimin e mjeshtërisë së saj tradicionale me krijimin e École Hermès des...

4 arsye pse Bayern më në fund ka gjetur trajnerin e ëndrrave

Kur Bayern festoi titullin kampion, vëmendjen kryesore e mori Thomas Muller, si legjendë e klubit që po largohet. Gjithsesi, një njeri kyç i skuadrës...

“Të jetë njeriu kaq i trashë”/ Evi Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: I sëmurë psiqik…

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kreu demokrat, Sali Berisha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve në 11...

Nënat në Gaza ngrenë alarmin/ Po i shohim fëmijët tanë të dobësohen nga uria!

Shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Tom Fletcher, i tha programit Today të BBC Radio 4 se 14,000 foshnje mund të vdesin brenda 48...

Lajme të tjera

Web TV