Krisje tek “Ferrari”, shpërthen Sebastian Fetel: Makina ime, më e keqe sesa ajo e Lëklerkut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sebastian Fetel akuzon “Ferrari”-n se i ka dhënë një makinë jokonkurruese. Por drejtuesi i skuadrës së “Maranelos”, Matia Binoto, qartëson: “Nuk janë makinat e ndryshme, por dëshirat e pilotëve për të dhënë maksimumin në garë”.

Kjo replikë vjen pas paraqitjes aspak të mirë të Fetelit në garën e Portugalisë. Duket se nuk ka paqe për “Ferrari”-n në këtë Botëror, duke filluar nga kënaqësitë e rralla, si ai vend i katërt i Sharl Lëklerkut në pistën e Portimaos, e deri te zhgënjimet e shumta të vërejtura në këtë sezon.

Por situatën pas garës së fundit në Portugali, e kanë acaruar më shumë, dyshimet e ngritura nga Sebastian Fetel, për diferencat që ekzistojnë midis “SF1000”-ës së tij dhe makinës së shokut të skuadrës. Një bashkëudhëtim prej 6 vitesh me “Ferrari”-n, si ai i gjermanit, gjatë të cilit ka patur shumë kënaqësi të ndërsjella, tani për tani është në stadin e të thënit që “të mbarojë sa më shpejt”. Mbi të gjitha, nëse ndërlikimet dhe ankesat e një Botërori, dalin nga kabina e “njëvendëshes” dhe kalojnë te mikrofonët.

Në Portimao, gjermani nuk ka qenë i kënaqur nga rendimenti i tij standard, si në prova zyrtare, ashtu edhe në garë. Duke qenë gjithnjë prapa në krahasim me paraqitjen e Sharl Lëklerkut. E në një mënyrë të pashpjegueshme Sebastiani hedh dyshimin për ndryshimet e mundshme midis dy makinave të kuqe. Madje është shprehur se kjo makinë “Ferrari” është e vështirë të drejtohet. Por shumë qetësuese ka qenë përgjigja e Matia Binotos.

“Asnjë lloj diference midis makinave të Lëklerkut dhe Fetelit nuk do ta justifikonte humnerën që i ndan të dy pilotët në klasifikimin e përgjithshëm: 75 pikë për pilotin nga Monako, i 5-ti në renditje, e 18 për gjermanin, i 13-ti. Shpresoj dhe uroj që në Imola, Sebastiani të arrijë të kualifikohet në një vend më të mirë”, ka thënë Binoto.

Lexo edhe :  Zyrtare: Ardon Jashari, shqiptari i parë te Milan

Por e rëndësishme është se, në dy faza të ndryshme të karrierave të tyre, të dy pilotët, kanë reaguar në mënyra të ndryshme në këtë sezon mediokër të “Ferrari”-t.
Lëklerku duke kërkuar të fitojë sa më shumë përvojë, ndërsa Feteli duke parë tashmë nga e ardhmja.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi....

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Sulmet kundër prodhuesve vendas kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Lajme të tjera

Web TV